Qyteti

 

Historiku i shkurtėr i qytetit

Lokaliteti i Istogut pėrmendet qysh nga koha antike. Sipas Burimeve historike thuhet se Istogu ėshtė shtrirė nė pjesėn e territorit nė mes tė Istogut tė madh dhe tė Istogut tė vogėl aty ku bashkohet lumi i Istogut me lumin e Qaushit. Sipas shėnimve ka ekzistuar njė koloni romake e cila ka qenė e vendosur nė lokacionin qė pėrket Istogut tė sotėm. Poashtu, Istogu pėrmendet si lokacion edhe ka fundi i shek. XIV kur kjo pjesė e Dardanisė ishte nėn pushtimin sllav.

Gjatė kohės sė sundimit Turk, Istogu si vendbanim ka qenė i njohur me mullinjė pėr bluarjen e drithit, dhe tė punėtorive pėr pėrpunimin e leshit (zhgunit).

Me dekretligj nga 30 Prilli i vitit 1942 Istogu u shpall QYTEZĖ. Istogu nė bazė tė kėtij dekretligji, fiton edhe funksionin adminstrativ. Kėshtu qė me 29 Dhjetor tė vitit 1978, Istogu shpallet QYTET me sipėrfaqe tė caktuar duke pėrfshirė Banjėn, Gurakocin nė planin urbanistik tė qytetit dhe lokaliteteve.

 

Pozita gjeografike e Istogut

Istogu ėshtė njė qytet i qetė afėr bjeshkėve tė Moknės me lartėsi mbidetare gjer nė  2 155 m. Temperatura mesatare e vitit ėshtė rreth 10.7 0C. Muaji mė i ngrohtė ėshtė Korriku me temperaturė mesatare 27 0C, muaji mė i ftohtė ėshtė muaji Janar me temperaturė mesatare  100C. Lėvizja e ajrit ėshtė e ndikuar nė mėnyrė tė theksuar nga reliefi, pėr kėtė arsye shpejtėsia e erės ndonjėherė arrin gjer nė 120 km/h.

Istogu njihet me burime tė ujit dhe rritje tė peshqve dhe lidhet me rrugėt kryesore  nė disa drejtime: Pejė, Mitrovicė, Prishtinė. Zhvillimin e vetė e mbėshtet nė resurset njerėzore dhe natyrore, nė traditėn e popullatės sė kėsaj ane dhe nė kėrkesat e ekonomisė sė tregut. Istogu shtrihet nė pjesėn veri – perėndimore tė Kosovės dhe nė pjesėn veriore tė Dukagjinit. Istogu ka sipėrfaqe prej 453.84 km2 . Kufizohet nė lindje me Komunėn e Skėnderajt, nė jug me Komunėn e Klinės, nė jug – perėndim dhe perėndim me Komunėn e Pejės, nė veri me Malin e Zi dhe Serbinė si dhe nė veri – lindje kufizohet me Komunėn e Zubin Potokut.

Sipėrfaqja e tokės sė punueshme bujqėsore tė Istogut ėshtė 45.384 ha. Struktura pronėsore e kėsaj sipėrfaqje ėshtė 46,2% ėshtė pronė shoqrore dhe 52.8% ėshtė pronė private. Ndėrkaq, sipėrfaqet pyjore prej 19.220 ha, pronė e sektorit shoqėror ėshtė 65,03%, ndėrsa sektorit privat 34,97%.

Istogu ka pasuri natyrore nėntokėsore siē janė mermeri “ONIX” nė Banjė, uji termomineral, dhe thėngjilli “LINJIT” nė fshatin Tuqep, nė sipėrfaqe prej 100 km2 me trashėsi prej 30 – 50 m dhe nė thellėsi gjer nė 230 m.

Komuna e Istogut ėshtė e pasur me hidrografi dhe atė Burimi i Istogut, Burimi i Vrellės si dhe kufizimi me Drinin e Bardhė. Nė Banjė gjendet Burimi i ujit termomineral me njė kapacitet 17,5 litra / nė sekond. Ky ujė ka tempertaurė 46 – 48 0C, me mundėsi tė zgjerimit dhe tė shfrytėzimit tė kapaciteteve turistike termale. Uji i Banjės ka cilėsi shėruese tė sėmundjeve reumatike dhe tė sėmundjeve tjera tė ndryshme.

Istogu ka natyrė tė pastėr ekologjike, me bjeshkė atraktive, me ujė tė pijshem, ujė termomineral, klimė tė volitshme cilat janė bazė pėr zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit.

 

Popullsia

Sipas regjistrimit tė vitit 1981, Istogu kishte 50.011 banorė. Duke u mbėshtetur nė shkallėn vjetore tė shtimit tė popullsisė 2.2% nė vit, Komuna e Istogut vlerėsohet tė ketė 64.342 banorė, me njė dendėsi tė popullsisė 142 banor/km2. Struktura e popullsisė sipas moshės:

  • 0 – 14 vjet       22 %
  • 15 – 65 vjet     66 %
  • mbi  66 vjet     12 %

Nė strukturėn e popullsisė sė Istogut dominon mosha e re  me pjesmarrje 52-55% tė grup moshave 0-18 vjet dhe 18- 25 vjet. Madhėsia mesatare e familjeve llogaritet tė jetė 5 anėtarė.

Komuna e Istogut > Qyteti