Fadil Ferati

Ėshtė lindur mė 10 Maj 1960 nė Istog dhe tani jetoj nė Gurrakoc, Komuna e Istogut, i martuar, baba i tre fėmijėve. Shkollėn fillore e ka kryer nė Gurrakoc, Komuna e Istogut, Shkollėn e Mesme-Gjimnazin  nė Istog ndėrsa  Fakultetin Ekonomik nė Universitetin e Prishtinės dhe ka diplomuar nė vitin 1985.
Pas diplomimit, pėrkatėsisht nga viti 1988 deri nė vitin 1990 ka punuar si kontabilist nė disa Ndėrmarrje Private nė Istog, ndėrsa me legalizimin e pluralizmit politik nė ish Jugosllavi dhe  themelimin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės si dhe me formimin e strukturave tė saj edhe nėpėr Komuna, qė nė fillim  tė vitit 1990 me themelimin e Aktivit tė LDK-sė nė Gurrakoc ėshtė zgjedhur anėtar i Kryesisė sė Aktivit deri nė vitin 1992. Nė Kuvendin e Dytė tė LDK-sė, tė mbajtur nė qershor tė vitit 1992 ėshtė zgjedhur Kryetar i Aktivit tė LDK-sė nė Gurrakoc dhe anėtar i Kryesisė sė Degės sė LDK-sė nė nivel tė Komunės. Nė Kuvendin e dytė tė rregullt ėshtė zgjedhur Kryetar i Kryesisė sė Kėshillit Komunal tė Financimit dhe kėtė funksion e ka ushtruar qė nga viti 1995 deri pas luftės, kur ka pushuar funksionimi i kėtij Kėshilli.
Nė Kuvendin e tretė tė LDK-sė, tė mbajtur nė shtator tė vitit 1997 ėshtė zgjedhur Kryetar i Kryesisė sė LDK-sė nė Komunėn e Istogut dhe tani nė Kuvendin e katėr tė LDK­-sė sėrish ėshtė zgjedhur Kryetar i Kryesisė sė LDK-sė nė Komunėn e Istogut dhe anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė.
Pas ndėrhyrjes sė trupave ushtarake mbrojtėse tė NATO-s, vendosjen e Administratės Ndėrkombėtare Civile dhe marrėveshjes sė ndėrmjetėsuar pėr formimin e Institucioneve tė Pėrkohshme nė Kosovė  tė menaxhuara nga Administrata Ndėrkombėtare, qofshin ato tė nivelit qendror apo lokal, nė dhjetor tė vitit 1999, ėshtė caktuar Bashkėkryesues i Kėshillit Komunal nė Istog deri nė zgjedhjet lokale tė vitit 2000. Pas fitores sė LDK-sė nė kėto zgjedhje, nė mbledhjen e parė konstituive, nga delegatėt e Kuvendit Komunal nė Istog me shumicė votash ėshtė zgjedhur Kryetar i Kuvendit pėr Komunėn e Istogut dhe po ashtu nė Zgjedhjet lokale  tė vitit 2002, tė mbajtura mė 26 tetor,  sėrish ėshtė zgjedhur Kryetar i Kuvendit Komunal  pėr Komunėn e Istogut tė cilėn detyrė ėshtė duke e kryer me pėrgjegjėsinė mė tė lartė.

Komuna e Istogut > Kuvendi > Kryetari