Fjala e Kryetarit me rastin e 28 Nėntorit

Istog, mė: 28.11.2008

I nderuar Komandant i trupave spanjolle tė KFOR-it Kolonel Ortiz!
I nderuar Komandant i Policisė !
Tė nderuar pėrfaqėsues tė TMK-ės!
Tė nderuar Kėshilltarė tė Kuvendit tė Komunės!
Tė nderuara shoqatat tė dala nga lufta e UĒK-ės!

Tė nderuar mysafirė!

Me lejoni  t’iu pėrshėndes dhe fillimisht t’iu uroj gjithė popullit shqiptarė kudo qė gjenden 28 Nėntorin-Ditėn e Flamurit, t’iu uroj dhe pėrgėzoj pėr kėtė ditė historike e tė lavdishme e cila i bashkon shqiptarėt anėkend botės rreth flamurit kombėtar .

Duke rikujtuar gjithherė gjithė ato vuajtje e dhimbje, mė se krenar festojmė sot ditėn e Flamurit Kombėtar nė Kosovėn shtet tė pavarur e sovran, pėr tė parėn herė gjatė historisė sonė, nė Kosovėn shtet tashmė tė njohur ndėrkombėtarisht nga vendet qė kanė traditė shtet formuese dhe me demokraci tė zhvilluar. 

Patjetėr se kemi obligim moral dhe institucional pėr tė nderuar dhe kujtuar gjithė ata burra, djemė e bija qė bėnė sakrifica tė mėdha pėr tė ndėrtuar kėtė tė ardhme tė Kosovės, me emrat e tė cilėve ėshtė shkruar historia e lavdishme e kombit tonė.Historikisht, jemi dėshmuar pėr kulturė qytetare e humane, jemi dėshmuar pėr traditėn, guximin e fisnikėrinė.Dhe tė gjitha aktivitetet qė nga historia e hershme nga koha e Skėnderbeut, e deri nė historinė mė tė re tė shtetit tė Kosovės, sė fundi me luftėn heroike tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ėshtė derdhur gjak, janė shuar me mijėra jetėra tė shqiptarėve duke pasė gjithmonė nė ballė si prijės e udhėrrėfyes flamurin e Kombit.

Tė nderuar tė pranishėm!
Institucionet e Republikės sė Kosovės, bashkė mė popullin, jemi mė se tė vendosur qė tė ecim rrugės sonė tė sigurt drejt integrimeve, pėr tė vazhduar rrugėn tonė nė pėrmbushjen e standardeve mė tė larta europiane gjithmonė duke pasur parasysh respektimin dhe mbrojtjen e identitetit kombėtar tė tė gjitha etnive qė jetojnė nė Republikėn e Kosovės, duke respektuar dhe mbrojtur vlerat mė tė larta njerėzore tė secilit.

Padyshim se sakrifica e dėshmorėve tė kombit dhe veprimtaria atdhetare e tė gjithėve qė kontribuan qė sot tė jemi shtet i pavarur dhe tė festojmė tė lirė festat tona kombėtare, na japin forcė e vullnet qė tė ecim edhe mė tej drejt rrugės sonė tė pashmangshme tė anėtarėsimit nė Bashkėsinė Europiane, Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara dhe gjithė mekanizmave tjerė ndėrkombėtarė.

Nė kėto ditė festive, jo rastėsisht tė emėrtuara festat e Nėntorit, shprehim mirėnjohjen dhe falėnderimin tonė pėr gjithė miqtė tanė qė kontribuan dhe tė cilėt do tė na mbėshtesin edhe mė tej nė rrugėtimin tonė drejt sė ardhmes, gjitha shtetet mike qė ndihmuan nė rindėrtimin e Kosovės, nė themelimin dhe forcimin e Institucioneve demokratike tė Kosovės, vendet e Bashkimit Europian, SHBA dhe gjithė akterėt tjerė kontribues tė sė sotmes dhe realitetit tė krijuar nė Republikėn e Kosovės.Patjetėr se duhet falėnderuar trupat ushtarake tė NATO-s, tė cilėt nė mėnyrė tė sukseshme janė duke realizuar misionin e tyre pėr mbajtjen e sigurisė si dhe ruajtjes sė paqės dhe stabilitetit pėrmes trupave tė KFOR-it.
Tė nderuar tė pranishėm!
Jemi mė se tė vendosur dhe tė pėrkushtuar qė Institucionet e Republikės sė Kosovės tė sigurojnė dhe garantojnė njė tė ardhme tė sigurtė drejt rrugėtimit tė shtetit pėr anėtarėsim nė mekanizmat ndėrkombėtar si dhe pėr tė garantuar njė mirėqenie mė tė mirė pėr gjithė qytetarėt e Kosovės.
Lavdi dhe respekt gjithė Dėshmorėve tė Kombit!
Urime Festat e Nėntorit!
Urime 28 Nėntori-Dita e Flamurit Kombėtar !

Komuna e Istogut > Qyteti > Lajme