Miratohet Statuti i Komunės sė Istogut
Istog, mė: 18.11.2008
Sot ėshtė mbajt mbledhja e 11 e rregullt e Legjislacionit tė III tė Kuvendit tė Komunės sė Istogut, tė cilėn e kryesoi Kryetari i Komunės z.Fadil Ferati.Tė pranishėm nė mbledhje:Kėshilltarėt e Kuvendit, pėrfaqėsue tė MAPL-ės, OSBE-s, KFOR-it, Policisė sė Kosovės si dhe mediat.
Bazuar nė pikat e rendit tė ditės tė cilat u miratuan nga Kėshilltarėt, u diskutuan dhe u miratuan:
§ Statuti i Komunės me votim unanim;
§ z.Haki Rugova, emėrohet Nėnkryetar i Kryetarit
§ Kryesues i Kuvendit tė Komunės u zgjodh z.Demė Ēetta
Pas zgjedhjes sė Kryesuesit tė Kuvendit Komunal, mbledhjen e udhėhoqi z.Demė Ēetta, Kryesues i sapozgjedhur.
§ Mirret Vendim pėr zbatimin e Udhėzimit Administrativ nr.16/2008, tė Zyrės sė Kryeministrit pėr pagesėn e Stafit politik nė Komuna
§ Mirret Vendim pėr Marrėveshjen e bashkėpunimit komunal nė zonėn ekonomike perėndim
Me kėrkesėn e Kėshilltarėve tė Kuvendit, u.d.i Komandantit tė Stacionit policor nė Istog z.Engjell Prenaj, paraqiti informatė pėr gjendjen e sigurisė nė Komunėn e Istogut, me ērat edhe u diskutuan shumė ēėshtje tė sferės sė sigurisė, ku kėshilltarėt patėn mundėsinė qė tė bėnin pyetje.Me kėtė rast u vlerėsua se gjendja e sigurisė ėshtė stabile dhe ka njė ngritje tė vetėdijės sė qytetarėve pėr bashkėpunim qytetarė-polici por mbetet edhe shumė tė bėhet nė parandalimin e rasteve qoftė vepra penale qoftė kundėrvajtje.
Poashtu, edhe nga Drejtori pėr Shėrbime Publike, mbrojtje dhe shpėtim z.Bedri Hasanaj, u paraqit njė informatė rreth pėrfituesve tė masės drunore tė konfiskuar.Lista e pėrfituesve iu ėshtė shpėrndarė tė gjithė Kėshilltarėve tė cilėt u interesuan tė dinin mė shumė rreth mėnyrės sė klasifikimit tė pėrfituesve tė kėsaj ndihme qė iu jipet nga Komuna.