Mbahet Tubimi i Irė Publik me qytetarė
Istog, mė: 17.07.2008
Nėn organizimin e Kryetarit tė Komunės z.Fadil Ferati, ėshtė mbajtur Tubimi i Irė Publik me qytetarė, i Legjislacionit tė III tė Kuvendit tė Komunės.Tė pranishėm nė kėtė tubim: Kryetari i Komunės, Kėshilltarėt e Kuvendit, Drejtorėt e Drejtorive Komunale, pėrfaqėsues tė UNMIK-ut,OSBE-s, KFOR-it, OJQtė, qytetarė si dhe mediat.
Tubimin e shpalli tė hapur Kryetari i Komunės z.Fadil Ferati, i cili pėrshėndeti tė pranishmit dhe paraqiti njė njoftim tė shkurtėr mbi punėn 6 (gjashtė) mujore tė Kryetarit, Kuvendit si dhe Administratės Komunale, duke theksuar:pas konstituimit tė Kuvendit Komunal, gjatė kėsaj periudhe raportuese Kuvendi Komunal ka mbajtur 6 mbledhje tė rregullta, nė tė cilat mbledhje janė shqyrtuar dhe diskutuar shumė ēėshtje nga fushėveprimi i Kuvendit, duke filluar me miratimin e aktit mė tė lartė juridik tė Komunės: Statutit, rregullores sė punės, formimi i Komiteteve obligative nė pajtim me rregulloren mbi pushtetin lokal si dhe janė diskutuar edhe ēėshtje tė tjera si: miratimi i raportit financiar, miratimi i raportit 6 mujor tė punės sė organeve komunale dhe ēėshtje tė tjera nga fushėveprimi i Kuvendit.Unė si Kryetar i Komunės, kam realizuar takime tė shumta mė personalitete tė larta tė jetės politike si tė Institucioneve vendore ashtu dhe atyre ndėrkombėtare. Nė tė gjitha kėto takime, i kam njoftuar me gjendjen e pėrgjithshme nė Komunėn tonė me theks tė veēantė pėr nevojat e investimeve qė kemi. Poashtu, nė kėtė rrafsh, kam pasur takime tė vazhdueshme me organizata ndėrkombėtare tė cilat edhe janė duke investuar nė projektet e Komunės siē kemi: AER-in, USAID-in, UNDP-in, GTZ-en, Perspektivėn Europiane, poashtu edhe KFOR-i Spanjoll, pėr tė cilat shprehim mirėnjohje dhe falėnderim pėr mbėshtetjen qė po na japin nė realizimin e projekteve nė interes tė qytetarėve tanė.Nė vazhdim Kryetari njoftoi gjithashtu edhe pėr punėn e tė gjitha drejtorive komunale, aktivitetet qė janė zhvilluar gjatė periudhės raportuese si dhe synimet pėr realizimin e programit tė Qeverisė Komunale nė tė ardhmen.
Mė pas u hap debati me qytetarėt e pranishėm.Kėrkesat dhe pyetjet qė shtruan qytetarėt kishin tė bėnin me: rregulllimin e infrastrukturės rrugore (asfaltim tė rrugėve), rregullim tė rrjetit tė ujėsjellėsit, rrjetit elektrik, rregullimin e rrjedhave tė lumenjėve pėrkatėsisht pėrrojeve (Cerrcė-Lubozhdė), planet urbanistike nė qendrat urbane dhe zbatimi i ligjshmėrisė pėr ndėrtime (Banjė), furnizimi me barna nė shėndetėsi, pėrkrahje financiare pėr kulturėn dhe Klubin e Futbollit Istogu, ēėshtja e definimit tė pronave shoqėrore tė uzurpuara etj.Poashtu nuk munguan as pėrgėzime dhe lavdata pėr punėn e Kryetarit dhe Administratės Komunale.
Pėr tė gjitha pyetjet e parashtruara, qytetarėt muarrėn pėrgjigje nga Kryetari i Komunės si dhe Drejtorėt e Drejtorive.
p.s.Raporti i punės i Qeverisė Komunale pėr periudhėn 6 mujore iu ėshtė shpėrndarė qytetarėve.